Morenës i dështon plani, Bentley i ‘dallavereve’ i kthehet pronarit origjinal

Morena Taraku kishte tentuar të sillte në Kosovë një veturë të vjedhur, atë të tipit Bentley me vlerë gati 250 mijë euro.

Tashmë gjithçka ka rënë në vend të vet me sagën e Morenës dhe veturës së saj të famshme dhe super të shtrenjtë.

‘Bentley’ me vlerë gati 250 mijë euro që Morena tentoi ta fuste në Kosovë duke mashtruar doganën duke e raportuar se ishte veturë e re, ishte në fakt me regjistrim të rregullt në Gjermani dhe kishte 2 mijë e 194 kilometra, e për më tepër, ajo ishte e vjedhur.

Autoritetet në Gjermani kanë lëshuar kërkim ndërkombëtar për veturën dhe tashmë duket se i është gjetur pronari.

Sipas burimeve  ‘Bentley’ i është kthyer dje pronarit origjinal të cilit i është vjedhur vetura.

Morena ka treguar për autoritetet në Kosovë se ajo veturën e ka marrë me anë të një marrëveshje në Gjermani, për të cilën ajo nuk do të paguante me kesh por me anë të marketingut.

“Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm”, thuhet në dokumentin që ka dorëzuar Taraku.

Ajo e ka prezantuar veturën si të re para Doganës së Kosovës, gjë që me kodin doganor do ta shpëtonte nga pagesa prej 14 mijë e 118 euro. Por, Dogana e Kosovës më pas kishte konfirmuar se “Bently” i Morena Tarakut kishte 2 mijë e 194 kilometra  dhe regjistrim të rregullt në Gjermani./abcnews.al

SHKARKO APP