Mori hak ndaj grupit që e rrahën, reperi shqiptar habit me pamjet nga burgu (Video)

Reperi nga Kosova, Feronit Shabani i njohur me emrin Fero ka habitur me një video të postuar nga ambientet e burgut një ditë pas arrestimit, pasi mori hak ndaj një grupi që e rrahën në një qendër tregtare në Prishtinë.

Ai është shoqëruar për në ambientet e rajonit të policisë së bashku me menaxherin e tij Mehmet Elshani dhe truprojën e labelit OnReords, si të dyshuar për ushtrim dhune.

“Më mirë në burg se në spital”- thotë Fero, duke kuptuar që ai ka marrë hak ndaj personave që e rrahën me grushte.

Kujtojmë se edhe 4 personat që dhunuan fizikisht Feron u arrestuan, por më pas u liruan.

“Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veterrnik ne Prishtine. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës”- thuhej në njoftimin e policisë së Kosovës.

SHKARKO APP