“Mos besoni gjithçka që lexoni”

Karlie Kloss ka paralajmëruar fansat që të mos besojnë në të gjitha ato që ata lexojnë rreth raporteve të saja me këngëtaren Swift.

Ajo në këtë mënyrë iu ka dhënë fund thashethemeve se i ka dhënë fund miqësisë me Taylor Swift.

“Mos besoni gjithçka që ju lexoni”, tha Kloss për mediat amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqësia ndërmjet modeles 25-vjeçare dhe këngëtares 28-vjeçare të hitit “End Game” erdhi në pah në shtator të vitit të kaluar, kur emri i Klossit ishte në fanellën e Swiftit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thashethemet vazhduan në janar të këtij viti kur Kloss shpërndau një fotografi të saj me përshkrimin “Swish swish”, të cilin duket se ia referonte rivales së Swiftit, Katy Perr.

Por, të gjitha këto u mohuan më vonë nga Kloss, e cila iu dha fund thashethemeve se ajo i ka dhënë fund miqësisë me këngëtaren e njohur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?