“Mos e boftë pikën e hajrit”/Olti Curri-Ramës: Kush ta ndërroi dorën e pilafit ty (VIDEO)

Blogeri Olti Curri, i njohur për provokimet për politikën, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon sesi në disa momente kryeministri Edi Rama ka ngecur dhe nuk ka gjetur dot fjalët gjatë një konference për shtyp.

Curri i ka bashkëngjitur edhe me momentet e “lavdisë” së Ramës, i cili me gojën e tij, dëgjohet të thotë se nuk ka konkuret në gjuhën e folur dhe as në atë të shkruar.

“Me Facebook, thjesht dhe vetëm bën….siç i themi ne, ha bukën, si është ajo shprehje…ha bukën e…ë? Si është? E mirë…më fal për modestinë, te gjuha e folur apo e shkruar nuk njoh konkurencë, nuk konkuroj unë as me ju as me kundërshtarët e mi…siç i themi ne…,”- dëgjohet të thotë Rama.

Krah videos, Curri ka me ironi lë të nënkuptojë se e ka fajin pilafi për këto ngecje. “Mos e boftë pikën e hajrit kush ta ka ndërru dorën e pilafit ty”.

https://www.instagram.com/p/CCQ1qFiFwO_/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP