Motra akuzon Meghan Marklen: Si i shpenzon 75 mijë USD për një fustan, në vend që të ndihmoje babanë
Samantha Grant, motra e Meghan Markle nga ana e babait pohon se fejuara e Princit Harryt nuk po bën sa duhet për ta ndihmuar të atin Thomas, i cili ka falimentuar.
Që kur u fejua me Princ Harry-n, tregime të ndryshme mediatike kanë dal rreth familjes së aktores raporton Thesun.Meghan nuk ka marrëdhënie të mirë me të atin. Grant dënoi anëtaren e ardhshme të familjes mbretërore si dhe mungesën e interesit për të ndihmuar të atin e tyre që kishte mbetur pa para.
“Nëse ju mund të shpenzoni 75 mijë dollarë për një fustan, ju mundi t’i shpenzoni ato ndihmuar babanë tend”- tha me zemërim, Grant.
Samantha zbuloi në një intervistë televizive se babai i saj do të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij. “Sigurisht që do të vijë, vetëm rënia e aeroplanit mund ta parandalojë atë”- ka thënë Grant.