Motra e Elvana Gjatës bën gjestin prekës për të prekurit nga tërmeti
Showbiz E Shtunë, 18 Janar 2020 08:59
Migena Gjata ka vendosur t’u vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti e datës 26 nëntor të vitit që lamë pas, duke organizuar një koncert bamirësie.
Motra e këngëtares Elvana Gjata, e cila është një soprano dhe jeton në Gjermani, e ka dhënë vetë lajmin në Instagram.
Ajo shprehet se është koha që ne që i shpëtuam tërmetit, t’u vijmë në ndihmë njerëzve që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë e tyre.
Koncerti do të mbahet në Dusseldorf më 2 shkurt.