Motra e Elvana Gjatës hap shkollë në Gjermani, këngëtarja i dedikon fjalët emocionuese

Sot është një ditë e lumtur për familjen e këngëtares së njohur Elvana Gjata, pasi motra e saj Migena ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e saj.

Ka qenë këngëtarja Besa Kokëdhima, që është njëherazi mikja e tyre më e ngushtë që e ka ndarë këtë lajm.

Ndërkohë tashmë ka reaguar edhe Elvana, e cila përmes një postimi në Instagram është shprehur jashtëzakonisht e lumtur.

Sipas Gjatës, këngëtarët e rinj do të jenë shumë me fat që të punojnë me Migenën, ashtu si ajo.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që thjesht plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra
shkollën tënde të këndimit Në Dusseldorf. Këngëtarët e rinj do të jenë shumë me fat që të punojnë me ty, unë isha!”, shkruan Elvana krahas fotove ku shfaqet e motra.

SHKARKO APP