Motrat Berisha ende në kërkim, reagon sërish Klea Prenga: Çdo mesazh që kam marrë..

Klea Prenga u dhunua barbarisht në fytyrë nga motrat Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Ajo falënderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet e njerëzve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, reagoi dje në një deklaratë për mediat rreth dhunës barbare. ”Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë së Shtetit.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

”Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen tuaj pas sulmit që përjetova. E vlerësoj pa masë kujdesin dhe fjalët tuaja inkurajuese, të cilat më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë dhe optimiste në këtë periudhë të vështirë. Çdo mesazh që kam marrë më ka treguar sa shumë njerëz të mirë kam përreth. Faleminderit që jeni me mua”,-shkruan Klea.

SHKARKO APP