Multimilarderia 22-vjeçare nuk i shpëton dot gjobës

Ajo është vetëm 22-vjeç dhe konsiderohet një nga vajzat më të pasura në botë. Por kjo nuk e ka shpëtuar dot Katharina G. Andresen, e cila është gjobitur për shkak se i ka dhënë makinës në gjendje të dehur.

22-vjeçarja nga Norvegjia ndërsa po ecte me Audin e saj është ndaluar nga policia dhe pas një kontrolli u zbulua se kishte përmbajtje të alkoolit në gjak 3 herë më shumë sesa kufiri ligjor.

Dhe në Norvegji gjobat llogariten në bazë të pasurisë që personi ka, ndaj Andresen u gjobit me një vlerë prej 30.400 dollarë. Sipas Forbes multimiliarderja ka një pasuri me vlerë 1.23 miliardë dollarë.

Dhe çmimi i gjobës mund të ishte shumë më i madh, por ajo nuk ka marrë ende një pagë fikse.

Dënimi i miliarderes  përfshinte 18 ditë burg si edhe pezullim të patentës për 13 muaj.

Pasuria e Andresen shtrihet përgjatë shekujve, me stërgjyshin e saj që që ka themeluar atë që sot është një nga bankat më të mëdha në Skandinavi. Në vitin 2007, Andresen dhe motra e saj, merrnin secila nga 42.2 përqind të konglomeratit në pronësi të babait të tyre, Ferd.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP