“Mund të qaj tërë ditën, nuk resht së kujtuari ata që më kanë tradhtuar”
Një ndër artistet më të njohura në showbiz, Hueyda El Saied u bë pjesë e faqeve rozë për ndarjen nga bashkëshorti, me të cilin njihej prej 5 vitesh.
Të dy kanë djalin e vogël, Gabrielin por martesa e tyre përfundoi prej tradhtisë së Michelit. Hueyda foli hapur në emisionin ‘Top Show’ për dhimbjen që kishte përjetuar, duke treguar se e mori veten për dy javë.
Ndërsa vazhdon jetën e saj në Luksemburg, në një postim ka shprehur disa mendime për tradhtinë duke shtuar se zëri i Gabrielit i bën ti harrojë të gjitha.
“Është ora 7 e mëngjesit e ndërsa pres me padurim të dëgjoj zërin me jetë për mua në këtë botë i cili si çdo mëngjes më thotë: ‘Mami eja, u zgjova unë’, prej disa minutash nuk resht së kujtuari ata që më kanë tradhëtuar (me të dashurën ‘Zonjën Vdekje’). Dhimbja është aq e madhe sa mund të qaj tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit të sapo zgjuar më dikton që do të bëja më mirë t’i kushtoja vëmendje atyre që kisha ende pranë…
Ata që adhuroj, që i dua, familjes sime, miqve (familja që unë kam zgjedhur të kem), ata që vërtet nuk i shoh çdo ditë, por që e dimë sa shumë e duam njëri-tjetrin… Jeta është shumë delikate, koha vrapon dhe çdo minutë është shumë i vyer, ndaj dua ta jetoj kohën e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej që më duan aktualisht… Mezi po pres që të mbaroj 2017a. 2018 do jetë viti im, e di,” – shkruajti ajo.
/Ora News