Na bënë veshët apo Eminem dhe Nicki janë vërtet bashkë?

Ndër vite, Nicki Minaj është përfshirë në romanca të shumta me reperë, përfshirë këtu Drake apo Meek Mill. Së fundmi po flitej kudo se 36-  vjeçarja dhe Eminem mund të kishin diçka bashkë. Arsyeja? Qenë fillimisht disa vargje të këngës së saj më të fundit ato që ngritën dyshime.

Në këndim e sipër të “Barbie Tingz”, Minaj shprehet: “Sapo përlava/bëra timin një djalë të bardhë”. Gjërat bëhen akoma më të qarta në bashkëpunimin me YG, “Big Bank” ku Nicki dëgjohet të repojë: “U thashë që takova Slim Shady- n, bëra timin Em- in”

Vetëm kaq u desh dhe interneti u tërbua. Nicki dhe Eminem bashkë theeeeee? Një fans e pyeti Nicky- n në Instagram nëse ishte e vërtetë e gjitha kjo dhe përgjigjja e Minaj- t ishte e prerë:“PO”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, mundësitë qenë këto: 1. Nicki po bënte shaka ose 2. Publicitet për albumin e saj të ri     Ah po, edhe 3. E kishte seriozisht

Falë Zotit “TMZ” është këtu për të na i bërë gjërat më të qarta. Burime të afërta me Minaj thanë se artistja po bënte shaka, në fakt nuk ka absolutisht asgjë mes tyre. Fare po fare ama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?