Na theu zemrën me këngët e tij, Yll Limani zbulon arsyen pse vuan
Kur vjen puna te këngët e këngëtarit të njohur, Ylli Limani, është e pamundur të mos bien në sy fjalët e tekstit dhe vuajtja që transmetojnë. Duke filluar nga “Najher” e deri tek kënga e tij e fundit “Nuk po kalojka” vihen re nota të trishta muzikore.
Me kënget e tij ai të bën madje të vuash dhe për të dashurin ose të dashurën që nuk e ke pasur kurrë.
Ylli i ka shkruar gjithmonë tekstet e tij por kënga e fundit erdhi me një perjashtim. Ai ua besoi tekstin Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut. Kjo sepse ai mendoi se ato do dinin t’i transformonin ndjenjat e tij në këngë përderisa ai u kishte rrëfyer ç’ndjente. Dhe kështu ndodhi! Kënga “Nuk po kalojka” rezultoi të jetë shumë e pëlqyer nga publiku.
Kenga ka një lidhje të drejtpërdrejtë personale me këngëtarin. “E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”, është shprehur Ylli në një intervistë për “Klan Kosovën”.
Nëse çdo fjalë është në tekst, atëherë vajza me të cilën është i dashuruar Ylli, ka në zemër tjetër njeri.
“2019-ta më ka shkuar si vrënët në dashuri”, ka theksuar ai.