Naomi Campbell kërcënohet me jetë: Do të të vrasim

Mesa duket, nuk ka qenë vetëm Kim Kardashian që ka marrë kërcënime me jetë. E njëjta situatë paraqitet edhe për supermodelen Naomi Campbell, e cila ka thënë se është sulmuar nga disa persona të maskuar në Paris, të cilët e kishin kërcënuar se do e vrisnin. 46-vjeçarja ka rikujtuar këtë incident, i cili ka ndodhur në 2012, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Ata më ndoqën që nga aeroporti. Më sulmuan. Më hapën derën e makinës dhe më thanë: “Naomi Campbell, do të të vrasim”. Supermodelja ka thënë se në fraksionin e sekondës ajo ka marrë vendimin për të luftuar sulmuesit. Ajo ka shtuar më tej se dyshon që grupi i kriminelëve që tentuan ta grabisnin, mund të kenë qenë të njëjtët që kanë sulmuar Kim Kardashian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?