”Nata e nostalgjisë” sonte në Festivalin e Këngës, ja emrat që do të ndiqen në skenë

Në natën e dytë të Fest 62, performuan 15 këngëtarë, të cilët dhuruan emocione me interpretimin e tyre vokal e skenik.

Mbrëmja pati edhe surpriza me të ftuar të veçantë, të cilët e bënë mbrëmjen e festivalit mbarëshqiptar të mbetet në kujtesën e spektatorëve në sallë si dhe teleshikuesve në mbarë Shqipërinë.

Nata e tretë do t’i dedikohet nostalgjisë dhe do të ngjisë në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare si:

Myferete Laze, Fitnete Tuda, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Irma dhe Eranda Libohova, Eugen Bushpepa, Aleksandër Gjoka dhe Adelina Ismajli. Po ashtu do të këndohen edhe hite që kanë dalë nga Eurovizioni.

SHKARKO APP