Natalie Portman: Kam 100 rrëfime rreth ngacmimeve seksuale

Aktorja Natalie Portman ka folur për përvojën e saj rreth ngacmimeve seksuale. Edhe pse nuk përmend ndonjë emër, ajo thotë se gjatë karrierës ka qenë e diskriminuar dhe e shqetësuar në të gjitha angazhimet. “Kur ndalova të mendoj se unë nuk kam situata të tilla, thashë kam 100 rrëfime. Mendoj se shumë e kanë këtë problem”, ka thënë ajo. Aktorja thotë se, “nuk është sulmuar”, por incidentet janë një fakt se meshkujt e fuqishëm tentojnë të manipulojnë me të tjerët. Natalie ka shprehur edhe shqetësimin e saj për qasjen ndaj femrave në Hollywood. Portman punon në Hollywood që nga mosha 13-vjeçare. Kur ishte e re ka deklaruar se ka refuzuar shumë role, pasi nuk donte që ta trajtonin si objekt seksual.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?