Ndahen pas 17 vitesh martesë Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasi
Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasi janë ndarë pas 17 vitesh martesë.
Përfundimi i marrëdhënies mes yllit të Romës dhe showgirl-it u bë me një deklaratë publike, ku Totti tha se ishte e dhimbshme, por e pashmangshme.
Ndërsa Ilari, në njoftimin e saj kërkoi që të evitohen spekulimet dhe të respektohet privatësia e familjes së tyre.
Çifti u martuan në vitin 2005, në Romë, në një atmosferë të ngrohtë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP.
Thashethemet për mosmarrëveshjet mes tyre nisën që në shkurt.
Sipas mediave të huaja,k ish-futbollist dyshohet të jetë në një lidhje me 34-vjeçaren Noemi Bocchi, një tifoze e Romës.
Kujtojmë se Totti dhe Blasi janë prindër të tre fëmijëve, Cristian, Chanel dhe Isabel.