Ndahet çifti i famshëm shqiptar? ”Dy të huaj me kujtime të njëjta”

Eni Koçi shkruan se “tani janë dy të huaj me kujtime të njëjta” dhe na duket se mund ta ketë për Genc Prelvukaj. Ky është varg nga kënga “Ti scatero una foto” e Tiziano Ferros, kolonë zanore e filmit të famshëm për adoleshentë “Ho Voglia di te”, vazhdimi i “Tre metra mbi qiell”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja postoi edhe një shprehje në Instastory, ku tregohet ndryshimi mes dashurisë dhe pëlqimit sipas shkrimeve budiste:

“Cili është ndryshimi mes “të pëlqej” dhe “të dua”

Një përgjigje e bukur nga Buddha:

“Kur të pëlqen një lule, ti i merr erë.
Kur e dashuron lulen, e ujit çdo ditë.
Ai që kupton këtë, ka kuptuar jetën.”

Përveçse na përloti kjo thënie (loti kokërr), nga shumë media është kuptuar si një shenjë ndarjeje mes tyre, pak kohë pas publikimit të duetit “Vetëm ti”. Ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por në verë u fotografuan teksa hynin në një pallat duke i kapur dorën njëri-tjetrit. Gjithashtu, Eni dhe Genci ishin çift tek dasma e Labinot Gashit në tetor.

 

SHKARKO APP