Ndahet çifti i njohur

Pamela Anderson dhe Adil Rami i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Pas rreth 1 viti aktorja dhe modelja kanadeze me famë botërore është sërish singëll të paktën kështu raportojnë mediat ndërkombëtare.

Që prej verës së kaluar 51-vjeçaria ishte partnerja e ish mbrojtësit të Milanit Adil Rami, aktualisht pjesë e Olympique Marseille në Francë.  Edhe pse Anderson ishte rreth 19 vite më e madhe në moshë se Rami kjo nuk i pengoi ata të dashuroheshin me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë lidhjes mes tyre tashmë i ka ardhur fundi dhe për mediat rozë ky nuk është një lajm i mirë pasi hiret e Pamela Anderson do të mungojnë tashmë stadiumeve të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?