Ndahet nga jeta aktori kanadez Alan Thicke
Aktori kanadez Alan Thicke i njohur më sa shumti për publikun me rolin e babait në komedinë televizive “Growing Pains” u nda nga jeta në moshën 69 vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur menaxheri i djalit të tij, këngëtarit Robin Thicke, i cili konfirmoi se aktori humbi jetën pas një ataku në zemër në Los Angeles.
Të shumta kanë qenë reagimet e të njohurve në rrjetet sociale për largimin nga jeta të aktorit.
Aktori william Shatner shkruan: “ Pikëllohem për humbjen e mikut tim Alan, ngushëllime familjes”.
Këngëtari John Legend ka bërë një postim në Twitter ku shkruan: “Unë jam rritur duke e parë Alanin në televizion dhe më pas e kam takuar atë personalisht përmes djalit të tij Robin. Ai është sjellë shumë mirë me mua. Më trishton shumë largimi i tij nga jeta”.
Alan Thicke u lind në Ontario të Kanadasë në vitin 1947.
Ai u nominua tre herë për “Emmy Awards” për punën e tij si autor i programeve të njohura si talk show “Barry Manilow’s” dhe ‘America 2-Night” në vitet 1970
Serialet “How I met your mother”, “This is us” dhe “Netflix fuller house” ishin të fundit ku aktori Alan Thicke ishte pjesmarrës.
Aktori la pas bashkëshorten e tij Tanya dhe tre djemtë Brennan, Carter dhe Robin, kënga “Blurred Lines” e të cilit u bë hit në vitin 2013