Ndahet nga jeta ikona e muzikës italiane, Milva
Është ndarë nga jeta këngëtarja dhe aktorja italiane Milva. Lajmin e konfirmoi për Ansa, vajza e saj Martina Corgnati e cila tha se e ëma kishte qenë e sëmurë prej disa kohësh. Këngëtarja dhe aktorja e madhe, Ilvia Maria Biolcati, ishte 81 vjeç dhe jetonte në Milano me sekretaren e saj Edith dhe vajzën e saj Martina, një kritike arti.
“Milva ishte një nga interpretueset më të shquara të këngës italiane. Zëri i saj ngjalli emocione të thella në breza të tërë. Një italiane e shkëlqyer, një artiste që, duke filluar nga toka e saj e dashur, ka shkelur në skenat ndërkombëtare, duke e bërë suksesin e saj global dhe duke e mbajtur lart emrin e vendit. Lamtumirë panterës së Goros”, shkroi Ministri i Kulturës, Dario Franceschini, për Milvën në ditën e vdekjes së saj.