Ndahet nga jeta në mënyrë misterioze modelja dhe reperja 25 vjeçare

Chynna Rogers ka ndërruar jetë ditën e djeshme në apartamentin e saj në Filadelfia.

Lajmin e hidhur për reperen e ka dhënë menaxheri i saj John Miller. Ai gjithashtu ka treguar se shkaku i vdekjes së reperes nuk dihet.

Chynna fillloi karrierën e saj si modele kur ishte 14 vjeç pasi nënshkroi kontratën me Ford Modeles.

Menjëherë pas kësaj, ajo u bë shoqe me themeluesin e A$AP Mob, A$AP Yams.Ishte i ndjeri Yams që i dha Rogers besimin për të karrierën në muzikë.Ndërsa përsa i përket karrierës muzikore në vitin 2013 publikoi hitin “Selfie” dhe “Glen Coco” në 2014.

Gjatë një interviste të vitit 2018 me Pitchfork, Chynna shpjegoi se muzika e saj shërbeu si një arratisje.

SHKARKO APP