Ndahet nga jeta stilistja 55-vjeçare, Kate Spade
Stilistja e njohur, Kate Spade është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Nju Jork. Policia e Nju Jorkut po heton rastin e saj si një vetëvrasje të mundshme. “55-vjeçarja u gjet pa ndjenja në banesën e saj Park Avenue në orën 10:20 nga pastruesja e saj”, njoftoi një zyrtar i zbatimit të ligjit. Kate Spade ishte e mirënjohur si stiliste e rrobave, këpucëve dhe stolive. Ajo bashkë-themeloi Kate Spade Handbags në vitin 1993 dhe kompania tani ka qindra degë në mbarë botën. Dizajnet e saj të ndritshme dhe me ngjyra u bënë tipar dallues për markën e saj. Kate shiti kompaninë e saj në vitin 2007. Firma u ble nga rivali i saj, një stilist i Nju Jorkut vitin e kaluar për 2.4 miliardë dollarë.

KOHA JONË SONDAZH

