Ndaj Noizyt nis procedimi penal

Blutë e Durrësit kanë nisur një procedim penal ndaj Noizyt. Ai është ndaluar për kontroll nga policia në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, ku rezultoi se nuk ishte pajisur me leje drejtimi dhe kishte disa gjoba të papaguara.

Në momentin që efektivët i kanë dhënë urdhrin e shoqërimit në komisariat, Noizy është larguar me shpejtësi. Pas tij është vënë në ndjekje Policia e Durrësit, e cila e ka kapur pak kilometra larg ku edhe i ka sekuestruar makinën.

Pas kësaj, ai është mbajtur për gjashtë orë në komisariat, kurse procedimi penal vazhdon edhe pas lirimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?