Ndarja e çmimeve MTV Movie Awards/Emma Watson shpallet aktorja më e mirë
Protagonistja e prodhimit të Disney-t. “E bukura dhe bisha”, Emma Watson u vlerësua si aktorja më e mire në ceremoninë e “MTV Movie and TV Awards.
“Dua të them dy fjaklë në lidhje me këtë çmim. Aktrimi ka të bëjë me aftësinë për të vënë veten në petkun e dikujt tjetër dhe kjo nuk ka nevojë të ndahet në dy kategori të ndryshme”, tha Watson.
13-vjeçarja Millie Bobby Broën, e cila është pjesëtarja më e re e kastit të “Stranger Things” u vlerësua si aktorja më e mirë në një “shoë” dhe falenderoi producentët për krijimin e një personazhi ikonë, sipas saj shkruan Tg.com.
Ceremonia e çmimeve, e orientuar kryesisht ndaj publikut të ri, në të kaluarën është shënjuar nga momente pikante, shaka dhe kategori jokonvencionale. Por, këtë vit, prezantuesit dhe fituesit u treguan më të pasionuar lidhur me çështje të ndryshme në skenë. Kongresmenia amerikane Maxine Waters prezantoi çmimin për ‘Luftën më të mirë kundër sistemit”, me aktoren Tracee Ellis Ross. Çmimi shkoi për “Hidden Figures,” film që tregon historinë e tre matematicieneve me ngjyrë të NASA-s.
Çmimin e “Dyshes më të mirë” e mori protagonisti i “Logan”, Hugh Jackman dhe Dafne Keen.