Xhensila flet për divorcin me Besin: Humbi bashkëpunimi, kam parë nënën time të ther@t
E ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen për ndarjen e bujshme me aktorin e humorit, Bes Kallaku, një proces divorci që ka qenë i mbushur dhe vijon të jetë i tillë me një mal me thashetheme. Ajo tha se mes tyre nuk kishte më bashkëpunim, dhe është ajo që e mori hapin për të çuar çiftin e tyre në divorc. Shërimin thotë që e ka gjetur tek fëmijët, dhe ka hedhur poshtë fjalët që u bë si sajesë për çështje pasurie, apo për tradhëti.
”Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë.
Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado e vështirë të jetë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot boten, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.
Nga ana tjetër Xhensila ndau edhe një histori shumë të fortë familjare, pasi tregoi se nëna e saj është goditur me thika nga babai i saj, pasi ai nuk pranoi divorcin me bashkëshorten e tij. Xhensila tregon edhe pjesën që nëna e saj e ka falur babain e saj.
”Mamaja ime ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën dorë. E gjitha kjo ndodhi para syve të mi. Kam parë nënën time teksa therej sepse kërkoi divorcin. Edhe unë e kam ruajtur shumë këtë sekret sepse nuk dua ta lëndoj babanë. Ai është penduar shumë për atë veprim, sepse nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte ngaqë ishte nën efektin e alkoolit.
Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë nuk e ndryshon asgjë në botë. Kur babai im qe në burg, ishte bërë divorci, nëna ime më mori dhe më çoi në burg të takoj babanë. Ajo ndiente keqardhje për babanë tim, edhe pse ai e masakroi. Por kështu jemi ne femrat, mbulojmë tjetrin, falim, për hir të fëmijëve, por edhe për të pastruar shpirtin”.
/R.SH-Koha Jonë/