Ndarja nga Angelina po jep efektet e veta, shikoni sa është dobësuar Brad Pitt (Foto)

Fotot e fundit të shkrepura nga paparacët, tregojnë një Brad Pitt shumë ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim. Muajt e fundit, 53-vjeçari është mbyllur në studion e tij të artit në Los Anxheles që pas ndarjes nga Angelina.

Babai i 6 fëmijëve u fotografua duke u futur sërish në shtëpinë e tij, por u shfaq shumë i dobësuar fizikisht. Duket se divorci i tij me aktoren Angelina Jolie, 41 vjeç, dhe lufta e shëmtuar ligjore për mbajtjen e fëmijëve, i ka bërë dëm 53-vjeçarit.

Prej kohësh Brad është tërhequr nga zonat publike, duke u mbyllur në studio për krijimin e një skulpture nën drejtimin e mikut të tij artist Thomas Houseago.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hera e fundit kur Brad Pitt doli publikisht, ishte gjatë ceremonisë së Çmimeve Oscars 2017 në shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?