Nderohet Kenneth Branagh

Kenneth Branagh (Keneth Brena) i vendosi gjurmët e gjymtyrëve të tij në çimenton para teatrit kinez “TCL” në Hollywood. Ngjarja u përcoll me një ceremoni për ta shënuar këtë rast.

Branagh, i cili është nominuar për çmim “Oscar” pesë herë, e pranoi këtë nder në Hollywood në të njëjtën kohë kur e ka filluar promovimin e projektit të tij të fundit, “Murder on the Orient Express”.

Branagh u bë i famshëm në Hollywood me portretizimin e protagonistit në filmin, “Henry V”, dhe që atëherë ka luajtur në një numër të madh projektesh, e gjithashtu edhe ka bërë regjinë e disa filmave me buxhet të lartë si “Cinderella” dhe “Thor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Murder on the Orient Express”, në të cilin luajnë aktorët Josh Gad, Leslie Odom Jr., Johnny Depp dhe Michelle Pfeiffer, e sjellë Branagh jo vetëm në rolin e regjisorit, por edhe si aktorë, pasi e portretizon personazhin e Hercule Poirot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?