Ndërron jetë gjyshja e Rita Orës, këngëtarja i dedikon fjalë prekëse: Mos festo shumë në parajsë

Mëngjesin e së enjtes, gjyshja e Rita Orës, Fatime Bajraktari, nga ana e nënës ka ndërruar jetë. Gjyshërit e Ritës nuk kanë qenë të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.

Disa ora më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dy foto me gjyshen e saj dhe i jep lamtumirën e fundit me një mesazh shumë prekës.

Ajo e quan gjyshen një njeri shumë puntor, joshësh dhe me shumë humor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dashur gjyshe, ti ishe njeriu më joshës, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë dilje shëtitje e veshur shkëlqyeshëm, merrje kafenë pa ndihmën e askujt!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa qeshnim dhe kur i tregonte të vërtetat pa filtra. Falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do më mungosh çdo ditë! Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh nga lart. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe”, shkruan Rita Ora krahas postimit në “Instagram”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?