Ndërron jetë ylli i telenovelave meksikane

Telenovelat meksikane kanë qenë të preferuarat e shqiptarëve për një kohë të gjatë. Një prej aktoreve më të dashura për publikun, Maria Rubio është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Ajo ka qenë pjesë e ‘Salome’, një prej telenovelave të para që është transmetuar në Shqipëri ku bënte rolin e Lukrecias. Lajmin e hidhur e bëri të ditur mbesa e saj, ndërsa mediat e huaja treguan se kishte 6 vite që ishte larguar nga puna prej problemeve me shëndetin. Rrjeti mediatik Televisa ka bërë sot homazhe për aktoren duke e nderuar me transmetimin e disa filmave të njohur, të luajtur nga ajo. Mbesa e saj Fernanda Reyes Pedret shkruajti në një postim në Twitter: “Gjyshja ime, idhulli im, shembulli që unë ndjek, sot është pranë babait tim”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?