Ndihma për Shqipërinë, Bebe Rexha inkurajon për më shumë fonde
Shqiptarët nga e mbarë bota janë mobilizuar maksimalisht për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, ndërsa këtu nuk bëjnë përjashtim as yjet me famë ndërkombëtare. Një prej tyre është Bebe Rexha, e cila ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt shtetit amë, ka nisur edhe një fond në GoFundMe për të grumbulluar mjete, të cilit i janë përgjigjur menjëherë fansat e saj.
Duke qenë se mobilizimi i tyre ishte i shpejt, këngëtarja e ka ngritur cakun nga 50.000 në 100.000 dollarë. Ajo e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një postimi në Facebook dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar deri më tani dhe i ka inkurajuar të tjerët që të vazhdojnë të dhurojnë.
“E kemi ngritur cakun në 100.000 dollarë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhuruar. Dhuroni këtu“, ka shkruar Bebe Rexha në postim.