”Ndjej mungesën e Kiarës”, Olta përlotet: Luizi është idiot, kafshë që merret me mua. Unë jam në finale

Largimi i Kiarës në një kohë që publiku e donte brenda, vijon që të përflitet në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, nga vetë banorët. Nga Luizi pritej trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty.

Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia. Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj.

Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës. Në bisedën me Dean, Olta nuk ka kursyer as fjalët banale.

”Nuk qan ai, është kafshë. Po mua ça ka që nuk flet? Idioti, merret me mua. Unë jam në finale, ai merret me mua. Do ti bie Luizit, e kam marrë inat”,-thotë Olta.

Ndërkohë që Kiara pas daljes të shtunën nga shtëpia, ka pësuar një rritje të frikshme të ndjekësve, me plot 64 mijë ndjekës që shtohen çdo sekond.

SHKARKO APP