Ndjekësit “sulmojnë” reperen e famshme për reklamën e bullizmit

Firma e rrobave Diesel Haute Couture është kritikuar pasi ka përfshirë reperen Nicki Minaj në reklamën kundër bullizmit.

“Nicki Minaj është reperja që bën shpesh projekte muzikore ku sulmon artistë të tjerë, prandaj nuk mund të jetë pjesë e kësaj reklame”, shkruhet në komentet e shumta që kanë pushtuar rrjetet sociale.

Reklama përfshin edhe emra të tjerë të njohur si Bella Thorne, Barbie Ferreira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reperja Minaj kishte veshur një bluze me frazën “djali i keq”, ndërsa Bella kishte një tjetër me shkrimin “prostitutë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motoja e firmës për të mposhtur bullizmin është “sa më shumë urrejtje të veshësh, aq më pak duhet të të interesojë”.

Diesel Hate Couture - music by Sizzer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?