Ndodh! Alketa nuk është më ajo që ka qenë (FOTO)
Në moshën 16-vjeçare, Alketa e krijoi imazhin e një figure serioze televizive. Po pak nga pak ka bërë disa ndryshime. Verën që shkoi postoi foto me bikini, kurse jo më larg se dje nxori një foto të dorës së të shoqit.

E veshur, serioze, me një fjalor të kujdesshëm po e po, por edhe shumë të kontrolluar, kush do ta kishte menduar që do vinte dita ta shikonim Alketën shtrirë në shtrat, me bustin zbuluar.

Poshtë mund të jetë edhe e veshur po ec e bindi mendjet që nisën imagjinatën, ta besojnë që mund të jetë veshur. Gjithsesi pak rëndësi ka kjo. E rëndësishme është që nga dita në ditë Alketa po bëhet më sportive, më dorëlëshuar dhe më vajzë showbizi.
Vetëm javën e shkuar i ndodhi ajo që nuk i kishte ndodhur kurrë, iu zbërthye veshja në mes të skenës dhe i tregoi shumë më shumë nga sa ka treguar Alketa vetë. E kaloi pa panik, pa i dhënë rëndësi dhe pa u vënë në siklet.

KOHA JONË SONDAZH

