Në datëlindjen e saj, Sheila këngë të vëllait që vr@u veten: Mami të kërkon çdo ditë, babi qan me foton
Sheila Haxhiraj feston sot ditëlindjen ashtu siç ajo kurrë nuk do të kishte dashur, pa vëllain e saj, Henri Haxhirajn, ish-efektivi i Gardës i cili vrau veten me armën e shërbimit në muajin tetor. Në këtë ditë të veçantë për të, Sheila ka zgjedhur që të publikojë këngën e saj të re ”Nën dirtën e hënës”, që i dedikohet pikërisht vëllait të saj të ndjerë, ku duket “e dërrmuar” me mallin që po i “djeg shpirtin” çdo ditë. ”O engjëlli im je drita në errësirë, ta dish sa malli më ka marrë nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton a po më vjen djali në shtëpi”, thotë Sheila në një pjesë të këngës.