Në film me Oltën dhe Luizin? Efi tregon pse refuzoi ftesën
Showbiz E Hënë, 25 Shtator 2023 19:46
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi ka treguar në “Shqipëria live” arsyen e refuzimi të ftesës për të qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
“Më erdhi një propozim, por absolutisht nuk e pranova sepse ishte një rol shumë i vogël”, tha Efi.
E pyetur nëse do të pranonte po t’i kishin ofruar një rol kryesor, Efi tha se do të kishte pranuar patjetër, edhe pse në film luajnë Luizi me Oltën, me të cilët nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira.