Në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH, në sallë edhe Presidenti Begaj
Këngëtarja Albina dhe familja Kelmendi, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 në Britaninë e Madhe, dhe me votat e jurisë, fituese e çmimit të parë të Fik 61 u zgjodh Elsa Lila. Në pallatin e Kongreseve, i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i SHqipërisë, Bajram Begaj, ku ka ndjekur nga salla Festivalin e Këngës në RTSH, në edicionin e 61-të.