”Në kuadër të dashurisë”, zbulohen detajet e plota të filmit të Luizit dhe Oltës
Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
E nëse mendoni se keni pare çdo gjë nga Luizi dhe Olta kur ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, na lini t’ju themi që gaboheni. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kuriozë që të shihte si çift ‘dy armiq të përbetuar’?!
Kjo marrëdhënie e çuditshme ‘dashuri-urrejtje’ vërtet që ka ngjallur mjaft kureshtje dhe interes tek publiku i gjerë gjatë kohës që ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kujtojmë këtu provën javore ku ndodhi dhe një puthje mes tyre dhe audienca ‘u çmend’. Kimia e tyre është e pamohueshme dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për t’i pare ata si dy të dashuruar. E çuditshme por e vërtetë! Por deri në premierën e filmit, na lini t’ju japim një vështrim paraprak…
Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.