Në martesën e Donald Trump s’mund të ketë normalitet

Ndërsa familja e Donald Trump – Don Jr, Eric, Tiffany – dhe miqtë besnikë qëndruan me të pas gjyqit, mungesa më e dukshme nuk ishte ajo e vajzës së tij Ivanka, por e gruas, Melania.

Por a mund ta fajësosh atë? Sa e mërzitur mund të jetë ajo me burrin e saj dhe gjithë këtë sagë të zymtë që mban gjallë akuzat se Trump i pagoi 130,000 dollarë ish-aktores të filmave për të rritur Stormy Daniels për të heshtur për një lidhje jashtëmartesore.

Ish-Zonja e Parë prej më shumë se një viti po përballet me këtë çështje dhe gjyqin publik ndaj të shoqit.

Sidoqoftë, mos-shfaqja e Melania-s erdhi në kontrast të plotë me javën e kaluar, kur u shfaq një foto e çiftit së bashku me miqtë në resortin Palm Beach të Trump, pavarësisht lajmeve të fundit për akuzën e tij dhe arrestimin e afërt.

Gina Loudon, aleate e Trump-it, e cila shkrepi foton, e përshkroi skenën si një “dashuri” dhe “lumturi”.

“Zonja Trump… qëndron pas burrit të saj, siç ka bërë gjithmonë”, siguroi një burim DailyMail.com.

E megjithatë, në atë që ishte ndoshta dita më e rëndësishme në karrierën e bashkëshortit të saj, kur ai foli në publik pas gjyqit, ajo s’ishte aty.

SHKARKO APP