Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosaj zbulon se është diagnostikuar me kancer
Antigone Ramosaj, nëna e Beatrix dhe Albanit ka ndarë me ndjekësit e saj një nga betejat më të vështira me të cilat po përballet, ajo me kancerin. “Miqtë e mi, këto ditë po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime, luftën me kancerin. Sot sapo kam përfunduar kimioterapinë e parë dhe ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot”.
Më tej, ajo falenderon çdo njeri që po i qëndron pranë gjatë kësaj sëmundjeje për çdo mesazh e çdo kujdesje që i është dedikuar këtë periudhë. “Doja t’ju them sa shumë ju dua dhe sa mirënjohëse jam për secilin prej jush. Për fjalët e bukura, lutjet, mesazhet dhe dashurinë që ma keni dhënë çdo ditë”.
Sipas saj, ajo vendosi ta ndajë këtë moment me ndjekësit për të inkurajuar të gjitha vajzat e gratë mbi rëndësinë që ka çdo kontroll mjekësor. “E vetmja arsye pse po shkruaj publikisht është për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, as për shqetësimet më të vogla. Me shumë dashuri dhe e mbushur me forcë për të luftuar, Antigona”.
KOHA JONË SONDAZH

