Nëna e guximshme, lind foshnjen e pashëndetshme për të dhuruar organet

Të gjithë teleshikuesit janë përlotur pasi një çift i guximshëm po shpjegonte arsyet e vendimit për të dhuruar organet e fëmijës së palindur tek personat që kanë nevojë.

Në një intervistë për ‘This Morning’, Hayley Martin tha se ajo është shokuar kur mësoi nga ekoja se foshnja e saj Ava-Joy do largohej nga jeta në momentet e para pas lindjes.

Në vend që të merrte vendimin për ta nxjerrë nga trupi, ajo dhe bashkëshorti Scott i kërkuan mjekëve që të përfundonte shtatzëninë, në mënyrë që të dhuronin organet për tek të sapolindurit në nevojë.

“Ne as nuk e mendonim abortimin. Nuk kisha mënyrë tjetër, ajo është vajza ime,” – tha 30-vjecarja.

Nëna e tre fëmijëve shpjegoi se vuri re probleme pasi nuk shtrihej si normalisht. Në eko diagnostikuan një gjendje të rrallë gjenetike të quajtuar ‘bilateral renal agenesis’ që nuk e lejonte ta përfundonte shtatzëninë në mënyrë të shëndetshme. Kjo gjë ndikoi edhe në shëndetin e fëmijës.

SHKARKO APP