Nënkryetarja e LSI: Kam refuzuar shumë poste brenda partisë

Erisa Xhixho është një nga emrat më të komentuar të politikës shqiptare, e cila prej vitesh është pjesë e LSI-së. Momentalisht është në pozicionin e nënkryetares, por në një intervistë për ”Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj tregoi se ka refuzuar shumë poste.

Nëse do qeveriste vetëm LSI-ja, cfarë pozicioni do pretendoje

Nuk e shoh fare angazhimin politik në një post të caktuar dhe kjo më krijon goxha lehtësi dhe jo stres. Për mua është e rëndësishmë që të bëhen disa gjëra të mira për vendin tim, ku do jetoj unë, fëmijët e mi, familjarët e mi me gjithë shqiptarët. Pak rëndësi ka është Erisa në parlament, është jashtë parlamentit, është në post, është jashtë postit. Për mua nuk ka rëndësi fare kjo pjesë dhe jam një nga njerëzit që ka refuzuar më shumë poste brenda partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kundërshtar politik që e admiron?

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit që kanë qenë të qëndrueshëm, që nuk kanë lëvizur sa në një parti në tjetrën. Politika, pavarësisht gjithckaje ka një shtyllë kurrizore. Duhet të jesh aty dhe kur forca politika është në pushtet, dhe në opozitë. Është si një familje në të gjitha rastet, ashtu kthehet.

Një kundërshtar politik që nuk e duron dot?

Ata që parazitojnë në politikë dhe nuk e kuptojnë që të përfaqësosh njerëzit e tu në parlament është detyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?