”Nëntori’ i Arilena Arës ndez skenën në Rumani, këngëtarja merr pjesë në eventin muzikor të vitit
Ka kaluar më shumë se një vit qëkurse Arilena Ara prezantoi ‘’Nëntorin’’ e saj para publikut dhe në ndryshim nga vargjet e teksit të këngës ‘’Nuk e dua më këtë muaj në kalendar’’ fansat e saj, e në këtë rast jo vetëm shqiptarë, duan ta dëgjojnë akoma dhe për shumë kohë suksesin e fitueses së ‘’X Factor”.
Pas vlerësimit me çmimin ”Platin” në festivalin ‘’EuropaPlus’’ në Moskë, këngëtarja bukuroshe shkodrane po i gëzohet famës ndërkombëtare, sidomos në vendet e Evropës Lindore, ku përveç koncerteve të shumta tashmë është edhe e ftuar kryesore në disa prej eventeve më të rëndësishme muzikore. Mbrëmjen e kaluar ajo ka shkëlqyer në finalen e ”The Voice of Romania” duke tërhequr jo vetëm simpatinë e publikut, por edhe të jurisë të cilët e kanë dhënë duartrokitje në këmbë këngëtares shqiptare. Për t’i thënë mirupafshim nëntorit për këtë vit e për të prezantuar denjësisht vendin tonë, Arilena ka dhënë një performancë që ia vlen për t’u komplimentuar.
Për më tepër ndiqni videon: