Nesër dita e madhe, martohen blogerja e njohur Ferragni dhe reperi italian

Dita e shumëpritur për blogeren e njohur Chiara Ferragnin dhe  reperin italian Fedez është duke trokitur.

Ata do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre të shtunën e 1 shtatorit në një festë me miqtë e ngushtë dhe familjarët në Siçili.

Ngjarja e bujshme ka frymëzuar ka frymëzuar edhe animatorët, të cilët lajmin e dasmës e kanë përcjellë kështu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa për fustanin e nuse, blogerja ka zbuluar se fustani i saj do të krijohet pikërisht nga “Dior” dhe do të jetë një fustan ëndrrash.

“Do të martohem me një fustan të Dior haute couture të krijuar nga Maria Grazia Chiuri. Shpresoj që ta pëlqeni. Maria Grazia krijoi fustanin tim të ëndrrave.”

Chiara Ferragnin dhe  Fedez janë prindër të një djali që padyshim do të jetë në ceremoni së bashku me median që pritet të jetë e shumtë në numër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?