Nevoja urgjente, këngëtari i famshëm ndërpret dy herë koncertin

Ed Sheeran ndaloi dy herë koncertin e tij të fundit në turneun botëror për të shkuar në tualet.

Pasi performoi hitin “Galway Girl”, këngëtari fitues i Grammy ndërpreu të shtunën koncertin në Cardiff pasi kishte nevojë për të shkuar në tualet.

Më pas këndoi tre këngë të tjera dhe u ndal duke thënë: “Më vjen keq Cardiff” para se të vraponte përsëri për në tualet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stadiumi me 60,000 persona filloi të brohoriste kur këngëtari u kthye në skenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

27-vjeçari vazhdoi të këndonte sërish dhe të jepte shfaqjen që të gjithë po prisnin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?