Neymar, mashkull që fuqizon femrat?
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Neymar Jr dhe Natalia Barulich nisën në shkurt të këtij viti, kur dyshja postoi foto në Instagram krahë njëri-tjetrit në ditëlindjen e yllit të PSG.
Romanca e sulmuesit brazilian me ish-të dashurën e Malumës u konfirmua në muajin maj, pasi çifti pozoi për revistën “GQ Russia” në Paris. Marrëdhenia e futbollistit të famshëm dhe bukuroshes 28 vjeçare duket se po shkon më mirë se kurrë, dhe kjo falë Neymar.
Dyshja është shfaqur sërish në kopertinën e një revistë prestigjoze, atë të “Harper’s Bazaar” në Vietnam, të muajit gusht. Foton e ka publikuar vetë Natalia në Instagram. “Meshkuj që fuqizojnë femrat! Më shumë kështu ju lutem,” shkruan artistja në përshkrim duke iu referuar Neymar.
Në kopertinë, ajo i vendos këmbën mbi trup brazilianit, teksa ai qëndron në tokë. Gjatë intervistës për “Harper’s Bazaar”, çifti foli edhe për pikpamjet e tyre në lidhje me modën, ëndrrat, bindjet dhe përgjegjësinë sociale.