Nga alkooli tek ndarja me Angelinën, Brad Pitt flet hapur për të shkuarën
Teksa fliste për të shkuarën, Brad Pitt tha se i vlerëson edhe hapat e tij të gabuar pasi ato e çuan drejt pjekurisë. Pas disa vitesh aspak të lehta, aktori tha se tani është i fokusuar tek mënyra se si njerëzit rriten pasi bëjnë lëmsh gjithçka.
“Po kuptoj, si veprim i vërtet faljeje për veten, se gjithë zgjedhjet që kam bërë për të cilat nuk jam krenar, se i vlerësoj ata hapa të gabuar. Ishin ato që më çuan drejt mençurisë, më çuan drejt diçkaje tjetër. S’mund të kesh njërën pa patur tjetrën.”- u shpreh Pitt në intervistën e sinqertë për “Interview” .
Edhe pse nuk specifikoi ndarjen me Angelinan, marrëdhënien e komplikuar me fëmijët apo gabimet e së shkuarës, duket se këto ngjarje kanë lënë shenjë tek aktori, i cili tregoi se pas 20 vitesh, kishte qarë për herë të parë gjatë kësaj kohe.
“S’mbaja mend të kisha qarë që prej 20 vitesh. Tani, në këtë etapë të jetës shumë gjëra më prekin, prekem nga fëmijët e mi, nga miqtë, nga lajmet. Thjesht prekem!”- përfundoi ai.
Brad e quan përfundimisht të mbyllur kapitullin e errët të jetës së tij me Angelinën, teksa shton se prej një viti e gjysmë ka hequr dorë nga alkooli dhe i është përkushtuar punës.