Nga Britney Spears tek David Beckham, disa nga gafat epike të VIP-ave

Edhe pse në jetën e përditshme të gjithëve na ndodh që të bëjmë lapsuse por kur gafat i bëjnë njerëz të njohur të ekranit ato mbahen mend gjatë.

Më poshtë disa nga gafat epike që kanë bërë personazhet e njohur botërorë:

Britney Spears

“Asnjëherë nuk kam dashur të shkoj në Japoni. Thjesht sepse nuk më pëlqen të ha peshk. Dhe e di se është shumë popullor atje në Afrikë.”

Christina Aguilera

“Pra, ku do të mbahet Festivali i Filmit të Kanës këtë vit?”

Shaquille O’Neal, duke iu përgjigjur pyetjes nëse e kishte vizituar Pantenonin gjatë udhëtimit në Greqi, u përgjigj:

“Unë nuk mund të kujtoj me të vërtetë emrat e të gjitha klubeve dhe diskove ku kemi shkuar”

Paris Hilton

“Jo, jo, nuk shkova në Angli, shkova në Londër.”

Jessica Simpson

“A është pulë apo peshk? E di që duhet të jetë ton por sipër saj thotë ‘Pula e detit.”

Brooke Shields

“Pirja e duhanit vret. Dhe nëse jeni vrarë, keni humbur një pjesë të rëndësishme të jetës suaj.”

Ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, kur u pyet nëse mbështeste martesën e homoseksualëve, u përgjigj:

“Jo, mendoj se martesa gay është diçka që duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje”

David Beckham në kohën e lindjes së Brooklyn-it, fëmijës së parë:

“Ne me siguri do ta pagëzojmë Brooklin, por nuk e dimë se në cilën fe”

Jaden Smith, djali i Jada dhe Will Smith

“Nëse të gjithë në botë do të linin shkollën, ne do të kishim një shoqëri shumë më të zgjuar”

Elizabeth Hurley:

“Unë gjithmonë mendoja se Marilyn Monroe ishte përrallore, por do të vrisja veten nëse do të isha aq e shëndoshë. Unë shkova për të parë rrobat e saj në ekran dhe doja të merrja një metër dhe të matja ijet e saj (Të qeshura) Oh Zot, ishte shumë e shëndoshë … “

SHKARKO APP