Nga cili aktor do të zëvendësohet Kevin Spacey në filmin e ri

Kevin Spacey do të zëvendësohet në filmin e ri, “All the Money in the World”. Spacey do të zëvendësohet nga aktori Christopher Plummer. Spacey është duke u përballur me një numër akuzash për sjellje të pahijshme seksuale dhe tani regjisori i filmit Sir Ridley Scott dhe Imperative Entertainment kanë vendosur të marrin masa ndaj tij, raporton Deadline. Plummer është vendosur të marrë rolin e J Paul Getty, në xhirimet e të gjitha skenave ku më parë ishin paraparë të luheshin nga Spacey. Aktori fillimisht ka punuar për rreth tetë deri në 10 ditë në xhirimet e “All the Money in the World”, duke luajtur naftëmbajtësin që refuzon të paguajë një shpërblim pas rrëmbimit të nipit të tij. Spacey u pezullua nga Netflix pas akuzave për abuzim seksual nga punëtorë të shumtë në serine, “House of Cards”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?