Nga fusha në altar, Dybala propozim për martesë supermodeles
Nga fusha në altar. Futbollisti i famshëm Paulo Dybala është gati për të bërë ndryshimin skemnë në jetën e tij. Ylli i Juventus i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Antonella Cavalieri. Lajmi është konfirmuar nga Novella 2000, sipas së cilës sulmuesi i Juventusit është kthyer në “Joya”, të paktën në dashuri. Këtë verë marrëdhënia e gjatë më bukuroshen Cavalieri mbaroi, por dashuria midis tyre është rindezur. Modelja argjentinase i dërgoi atij një dhuratë për ditëlindje nga Buenos Aires. Shkëndija është ndezur dhe të dy duan që të martohen. Modelja është gati të kthehet në Torino për të jetuar me Dybala. Ky i fundit i ka përgatitur një diamant shumë të çmuar ngjyrë rozë dhe do t’ia dhurojë më 21 dhjetor. Me këtë rast Dybala do t’i kërkojë Antonellës së tij të martohet me të.