Nga Loredana, Mozzik e deri tek Majk, Tayna zbulon se çfarë mendon për kolegët (VIDEO)

Tayna ka qenë e ftuara speciale e kësaj të shtune për herë të parë në “Shiko Kush LUAN”. Përpos performancës në studio, reperja u bë pjesë e lojës ‘Paintball’, ku pati jo pak për të zbuluar.

Me fotot e disa prej personazheve vendosur në një tabelë, Tayna ka shënjestruar një nga një ata të cilët vlenin si përgjigje për pyetjet e drejtuara reperes. Sipas Tayna-s, Loredana është në kulmin e karrierës, megjithatë ajo do ta dëshironte një bashkëpunim me Mozzik. Ledri Vulën këngëtarja e ka zgjedhur si reperin që pëlqente më shumë para famës, ndërsa ka zbuluar se në makinë dëgjon MC Kreshën.

Majk e ka cilësuar si kolegun ”e rënë nga fiku”, ashtu sikurse po të njejtin emër ka zgjedhur për artistin që i uron më shumë fat në 2020-tën, pasi 2019-ta nuk rezultoi si i tillë. Për sa i përket Onatit, Tayna e ka shë jestruar dy herë si këngëtarin që nuk do të bënte kurrë bashkëpunim dhe që ka tekstet më të dobëta.

Për sa i përket ”diss”-eve, Tayna ka deklaruar se nuk do t’i bënte asnjërit e sidomos asnjërës prej kolegeve, ashtu sikurse ka rrëfyer se asnjë nga reperët e shfaqur në fotot përballë saj nuk përmbushte kriteret e mashkullit ideal për një lidhje me reperen.

Sfida Paintball, Tayna, Shiko kush LUAN 3, 4 Janar 2020, Entertainment Show

SHKARKO APP